Pas arritjes së marrëveshjes mes liderëve të Partisë Socialiste dhe Demokrate, ku Partia Demokratike do të emëronte zv/krzeministrin dhe 6 minista teknikë janë publikuar emrat e përfqësuesve të rinj të qeverisë.
Ledina Mandia është propozuar në postin e zëvendëskryeministres. Ajo është juriste me profesion dhe ka qenë avokate e shtetit.
Dritan Demiraj do të jetë ministër i brendshëm. Ai ka qenë Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë.
Helga Vukaj do të jetë Ministre e Financave. Ajo është juriste me profesion dhe ka përvojë si Drejtoreshë e Përgjithshme në KLSH.
Gazmend Bardhi është ministri i ri i drejtësisë. Ai është me profesion jurist.
Mirela Karabino është Ministre e Arsimit. Ajo është lektore në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.
Arben Beqiri është propozuar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai është me profesion Kirurg, Gastrohepatolog.
Xhulieta Kërtusha do të drejtojë Mirëqënien Sociale.
Kuvendi pritet të mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar emrat e rinj të ministrave teknikë, të cilët do të qëndrojnë në detyrë për rreth një muaj, teksa në 25 qershor pritet të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.