Banka Europiane e Investimeve (EIB) njoftoi se po krediton Rumaninë me 450 milionë euro (526 milionë dollarë) për të financuar projekte brenda Programit të Zhvillimit Rural (RDP) të vendit.
Fondet do të mbështesin modernizimin e 3000 fermave dhe do të bashkëfinancojnë 400 projekte të përqendruara në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe 750 skema për të përmirësuar shërbimet për popullsinë rurale, tha EIB në një komunikatë për shtyp, raporton SEE News.
Kredia do të mbulojë pjesërisht kontributin e buxhetit të shtetit në një numër masash nën Programin e Rumanisë për Zhvillimin Rural.
“Kështu që investimet në bujqësi dhe zhvillim rural do të rrisin konkurrencën dhe do të përmirësojnë infrastrukturën rurale në të gjithë vendin”, tha ministri rumun i financave Eugen Teodoroviçi.
Huaja e BEI do të bashkëfinancojë projekte të zhvillimit rural të mbështetur nga fondet e BE-së që arrijnë 5.4 miliardë euro në të gjithë Rumaninë.
Ky është operacioni i dytë i BEI që mbështet zhvillimin rural të Rumanisë. E mëparshmja, një hua prej 300 milion euro për RDP të Rumanisë 2007-2013, është disbursuar plotësisht dhe ka përfituar rreth 900 projekte të infrastrukturës së fshatrave, 4,000 fermerë, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bujqësore ushqimore dhe pyjore.