Megjithatë, Afrika Perëndimore, mori këshillën e The Economist në konsideratë duke ndërhyrë në rrjetin global të sportit. Europa Perëndimore është në qendër të këtij rrjeti, pasi ka klubet më të pasura, ku lojtarët marrin edhe stërvitjen më të mirë. Bregu i Fildishtë, i cili nuk arriti të kualifikohej këtë herë, ka eksportuar një numër të madh të yjeve të rinj në Beveren, një klub belg.
Shumë prej tyre më vonë shkëlqyen në Premier League të Anglisë. Kur Senegali mundi Francën, kampionët në fuqi në vitin 2002, të gjithë futbollistët e skuadrës me përjashtim të vetëm dy lojtarëve, luajtën për ekipet franceze.
Senegali mund t’i kishte përdorur burimet e veta në mënyrë edhe më efikase. Patrick Vieira është një prej atyre talenteve që në moshën 8-vjeçare braktisi Dakarin për Francën. Dhe është një prej emigrantëve që përfaqësuan brezin e artë të Kombëtares franceze, e cila triumfoi për herë të parë në Botërorin 1998. Vendi i tij i origjinës nuk e kontaktoi atë asnjëherë. Sot, Senegali, po tregohet më i zgjuar në këtë drejtim dhe po mundohet që të rekrutojë disa prej talenteve më të mira nga diaspora, duke zgjedhur së fundmi 9 prej tyre, që do të jenë pjesë e këtij kompeticioni. Studimi ynë llogarit se ai ka shënuar rreth 0.4 gola për ndeshje, duke shfaqur një ecuri më të mirë nga 2002 se në të kaluarën.
Klubi 21, një firmë konsulence futbolli, vëren se midis vendeve europiane, Ballkani eksporton pjesën më të madhe të lojtarëve drejt ligave më të forta.
Që nga viti 1991, kur Kroacia me 4 milionë banorët e saj fituan pavarësinë, asnjë prej klubeve të saj nuk është se ka përparuar shumë në Ligën e Kampionëve, kompeticionin më të rëndësishme të Europës. Megjithatë klubet kroate i kanë shitur shumë lojtarë Real Madridit, Barcelonës, Bayern München dhe Milanit, dhe ishin pikërisht ata emigrantë që e çuan Kroacinë në gjysmëfinalen e vitit 1998.
“Nëse një ekip prezantohet në formën e tij më të mirë në Kupën e Botës dhe disa nga lojtarët e saj shkëlqejnë në ndeshje të ndryshme, padyshim që të gjithë dëshirojnë që t’i blejnë ata”, tha z. Wilson.
Disa shtete janë më pak të afta në këtë drejtim. Në 15 vitet e fundit, ekipet U-17 të Meksikës i kanë tejkaluar ato nga Brazili, Argjentina dhe Uruguai.
Por një e treta e lojtarëve më të mirë të Meksikës luajnë në ligën e saj të brendshme, krahasuar me vetëm dy ose tre lojtarë që luajnë për të tjerët. Dennis te Kloese, Drejtori Kombëtar, thotë se diaspora meksikane ndikon në rritjen e shifrave dhe të ardhurave për klubet vendase, të cilëve u duhet që të paguajnë paga të larta për të mbajtur lojtarët e talentuar në skuadrën vendase dhe të mos lejojnë në këtë mënyrë që ata të largohen në ligat e tjera europiane.
Kjo është edhe një prej arsyeve që na ndihmon që të kuptojmë se përse Meksika është një nga vendet e pakta të Amerikës Latine me një performancë jo të mirë, por të shkëlqyer.
Eksporti i lojtarëve nuk është e vetmja mënyrë për të përfituar nga ekspertiza e huaj. Z. Wilson thotë se një pjesë e rëndësishme e trajnimit në drejtim të futbollit në Amerikën Jugore erdhi nga trajnerët hebrenj që ishin larguar nga Europa.
Në ditët e sotme ekziston një numër i madh mësuesish shpirtërorë ndërkombëtarë (guru) si z. Hiddink, i cili ishte ndër të parët e një grupi prej dymbëdhjetë vetash, ish-drejtues të Real Madridit që kanë punuar në Azi.
Megjithatë, z. Szymanski nga Universiteti i Miçiganit është shprehur se të paktë mund të jenë atë trajnerë dhe menaxherë që mund të përmirësojnë ekipet mediokre. Ai thotë më tej se ekipet jashtë Europës dhe Amerikës së Jugut nuk kanë avancuar shumë nga këtu e 20 vjet më parë. Referuar këtyre të dhënave, Koreja e Jugut madje ka shënuar rezultate edhe më të këqija se në vitin 2002.
Z. Szymanski beson se këto vende po përjetojnë një lloj futbolli të cilin ai e cilëson si “kurth të ardhurash mesatare”, në të cilin ekonomitë në zhvillim kopjojnë në një kohë shumë të shpejtë teknologjitë nga vendet e pasura, por dështojnë në zbatimin e reformave strukturore. Një menaxher i zgjuar sigurisht që mund të sjellë me vete modele të reja taktike, por nuk mund të krijojë një brez të rinjsh të talentuar.
Kina thuhet se po paguan Marcello Lippi-n, që e çoi Italinë drejt fitores së Kupës së Botës në vitin 2006, 28 milionë dollarë në vit.
Por nëse ai nuk do të mbështetet nga trajnerë të rinj të talentuar të cilët të mundohen që të zhvillojnë një trajnim efikas dhe mbi të gjithë të mos ketë lojtarë të rinj të talentuar, të cilët ta duan më të vërtetë këtë lloj sporti, atëherë është e sigurt këto para do të shkojnë dëm.
Mësimi ynë i fundit është për Kupën e Botën, e cila duhet të përgatitet ashtu siç duhet. Fillestarët duhet të sigurohen që të jenë të përgatitur më së miri për ta përballuar atë. Në vitin 2014, Gana grumbulloi rreth 3 milionë dollarë bonuse të papaguara për të shmangur një grevë të lojtarëve, ndërsa skuadra e Nigerisë bojkotoi një sesion trajnimi mbi pagat. Fabio Capello, ish-trajneri i Rusisë, nuk e mori pagën e tij prej 11 milionë dollarësh për disa muaj me radhë pas rënies së rublës ruse.
Disa prej lojtareve më të mirë nga Spanja dhe Gjermania kanë përshkruar rëndësinë e përshtatjes së një lojtari me teknikën e ekipit të tij, dhe në rast se nuk ndihen mirë brenda një ekipi këshillohet që si për skuadrën ku ata luajnë, si për ata vetë, është më mirë që të largohen. Ata thonë më tej se marrja e vendimeve më të vështira, padyshim që bie tek lojtarët.
Rezultatet e Anglisë nga pikët e humbura të penalltisë kanë qenë të mjerueshme, duke humbur gjashtë prej shtatë gjuajtjeve. Analiza që i është bërë më pas ndeshjes tregon se lojtarët që nxitojnë për të kryer sa më parë penalltinë kanë tendencë për të humbur penalltitë, duke theksuar këtu edhe faktin se anglezët janë veçanërisht të nxituar.
Prandaj, ekipi i të rinjve U-17, që fitoi, ka punuar shumë në praktikimin e një sërë teknikash të reja dhe mbi të gjitha që të mos jenë aq të nxituar. Megjithatë, veçantia e “Shkëlqimit dhe Rënies” së Kupës së Botës është vite të tëra punë parapërgatitore dhe mund të hidhet në erë nga një gabim fatal i momentit, nga një top që humbet drejtimin apo nga një vendim i padrejtë (për disa) nga ana e gjyqtarit të ndeshjes.
Ekipet nga Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut mbeten ndër më të dobëtat, por me shpresën se edhe ato mund të përjetojnë mrekullinë e Koresë së Veriut, në vitin 2002.
Sipas Klubit të 21-të, probabiliteti që një skuadër e re të dalë kampion për herë të parë këtë vit janë një në katër. Për një muaj të tërë, tifozët në të gjithë botën do të harrojnë vitet e disfatave dhe do të shpresojnë se në librat ku do të shkruhet historia e tyre e futbollit, njësoj si ato në muzeun e Montevideos, do të hapet një kapitull i ri i lavdishëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.