Pregatitja për intervistë është e ndërlikuar jo sepse ju nuk dini çfarë të bëni për tu përgatitur, por sepse ju dini shumë rreth mundësisë që keni pasur për tu përgatitur. Përpara se të përfshiheni në pyetje të praktikës së intervistës, sigurohuni që në listën të tuaj të gjërave të keni përfshirë këto hapa –para-interviste.
Studioni kompaninë
Ju ndoshta dini të paktën diçka të vogël në lidhje me punëdhënësin tuaj të ardhshëm. Më e rëndësishmja, kuptoni se cilat janë problemet e tyre – sidomos ato që do i zgjidhte punësim juaj.
Hetoni rolin tuaj
Kontrolloni dhe analizoni titullin e punës dhe gjeni se çfarë përgjegjësish shoqërohen zakonisht me atë rol.
Përpiquni të njihni personat kryesorë
Nëse është e mundur, kërkoni për emrat e njerëzve me të cilët do të flisni, në mënyrë që të mund ti hulumtoni në LinkedIn përpara intervistës.
Përgatituni për pyetjet e zakonshme
Praktikohuni, por përqëndrohuni më shumë të kujtoni cilësitë tuaja më të mira se sa të mbani në mend përgjigjt e përshtatshme.
Praktikoni një gjuhë të sigurt të trupit
Uluni drejtë, mbani kontak (vetëm të mjaftueshëm) me sy, dhe shtrëngoni duart në mënyrë të vendosur – shkurt, praktikoni të shfaqeni si dikush që meriton ta fitojë atë vend pune.