Investitorët në vlerësimin e një plan biznesi shpesh fillojnë duke lexuar se kush është i përfshirë. Pra, përpjekja për të prezantuar ekipin tuaj të menaxhimit është po aq e rëndësishme sa përshkrimi i sipërmarrjes, konkurrencës, dhe financave. Përfshini CV-në e cdokujt në skedarin bashkëngjitur, dhe përdorni seksionin ‘bio’ për të vënë në dukje se ku kanë punuar më parë anëtarët e ekipit tuaj dhe se si projektet e mëparshme lidhen me biznesin e ri.
Ndani cdo aftësi të veçantë që ata paraqesin përpara jush. Tregoni se ata janë të aftë për të identifikuar rreziqet, duke iu përgjigjur problemeve dhe duke ndërmarrë vendime të vështira. Investitorët do të duan të dinë se sa të përkushtuar janë ata, kështu që komunikoni atë cka motivon çdo anëtar të grupit. Më pas ju mund ta rezantonin ekipin si një njësi – të afirmoni pikat e tij të forta , të pranoni dobësitë e tij, dhe të shpjegoni filozofinë e tij të menaxhimit.