BENTLEY BENTAYGA DIESEL

04/09/2017 1:33 PM 0 komente
Bentayga 795

Të shushatur dhe duke kërcëllitur dhëmbët adhuruesit tradicionalë të Britanisë: pasi kanë gëlltitur filxhanin e hidhur të SUV-it të parë të kompanisë nga Crewe, tani janë të detyruar të pranojnë edhe versionin me naftë

E dimë mirë se thjesht ideja do t’u ngjallë neveri dhe urrejtje konservatorëve që janë të dashuruar me stilin britanik, por i ka ardhur koha: Bentley ka modelin e saj të parë diesel. Sigurisht bëhet fjalë për modelin Bentayga, që tashmë ka tronditur besimin e nostalgjikëve, skeptikë për idenë që në Crewe mund të ishte i pranishëm edhe një model SUV.

Edhe nëse disa përshtypje konservatore të drejtimit, lidhur me një kundërshtim irracional që refuzojnë progresin e pashmangshëm, shumë rrallë janë të pranishme tek ata që shkojnë në koncensionar për të blerë një Bentley, pyetja që duhet bërë është nëse ky kombinim përputhet me standardet shumë të larta të kompanisë mbretërore.

Tani, është gjithnjë e më e vështirë për të përdorur parametrat e zakonshëm për makinat që kalojnë 200 mijë euro në rrugë dhe blerja e të cilëve nuk mbështetet në asnjë lloj rrjedhe logjike, por është e pamundur të mos njohësh kalibrin teknik të jashtëzakonshëm të kësaj makine. Duke filluar nga motori, që është V8 4.0 biturbo (por ka një kompresor të vogël elektrik për regjimet e ulëta) të marra nga Audi SQ7: në krahasim me motorin 6.0 V12, ka 30% të kuajve më pak, por me të njëjtin moment përdredhës, të pranishëm në regjime edhe më të ulëta, me një qetësi të frikshme dhe tërheqje të jashtëzakonshme, kur bëhet fjalë për tejkalime që një zotëri i vërtetë do të preferonte t’i shmangte.

Eksperienca në drejtim nuk është se të jep adrenalinë e as emocione të forta, por për rreth ka pak makina me një shkallë të tillë të lartë të elegancës, nga komforti deri tek traksioni integral (e njëjtë si V12), duke kaluar tek asistenca në drejtim dhe kambio automatike me tetë marshe. Por nuk e arrin dot përsosmërinë, sepse rrotat 22 inç (opsionale) e komprometojnë disi përthithjen e goditjeve. Ndërsa në pjesën e brendshme, mund të japë kënaqësi ose jo luksi i tij, por do të ishte e padrejtë të injoroje punën e jashtëzakonshme të detajeve. Stonojnë, në sytë e ekspertit, disa detaje Audi. Së fundi, një vështrim nga konsumi: qëndron gjithmonë tek një litër për 10 km. Një gropë thithëse, e krahasuar me V12. Por, më e rëndësishmja, me një autonomi prej 850 km ajo redukton ndalesat e shpeshta proletare në pikat e karburantit.

 

Bentayga 2- 7954.0 diesel
MOTORI – V8 biturbo 3.956 cm3
FUQIA MAKSIMALE – 320 kW (435 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS – 900 Nm në 1.000 xhiro/min
TRAKSIONI – integral
KAMBIO – automatike me 8 marshe
0-100 km/h – 4,8 s
KONSUMI MESATAR – 12,5 km/l
PËRMASAT – gjat. 514 – gjer. 222 – lart. 172 cm
PESHA – e papërcaktuar

ÇMIMI – 178.730 €

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz