Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, prezantoi sot paketat e para shëndetësore falas, në takimin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me temë “Zbatimi i Paketave të Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë – Institucionet publike dhe jopublike së bashku”.
Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci deklaroi se janë lidhur kontrata me 5 spitale jopublike, të cilat do të ofrojnë 10 paketat shëndetësore pa kosto shtesë për pacientët.
“Aktualisht po financojmë paketën e dializës, çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave falë së cilës po përfitojnë 900 pacientë të spitalit publik dhe jopublik, jemi të gatshëm të financojmë paketat e kardiokirurgjisë. Paketat validara në kardiokirurgji bypass, interventet valvulare dhe ato kongjenentale. Në kardiologjinë invasive angrografia koronare dhe angloplastika koronare”, nënvizoi Beci.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u shpreh se qeveria është e angazhuar për të realizuar disa objektiva:
“Së pari, kemi thënë që do të synojmë drejt asaj që, do të krijojmë një institucion që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit dhe fakti që fondi merr përsipër të paguajë këtë shërbim, institucionet publike dhe jopublike është realizimi kësaj. Së dyti kemi thënë që ne i vlerësojmë institucionet publike si komplementarë. Ne ishim të vetëdijshëm që nuk i plotësojmë dot për nevojat që ka kujdesi shëndetësor”, deklaroi Beqaj.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve publikeve dhe jopublike do të sjellë një të ardhme të sigurt dhe me standardet e duhura për kujdesin shëndetësor.
Për Beqajn, sfida e madhe për vitin e ardhshëm është realizimi i plotë në të gjithë Shqipërinë i Urgjencës Kardiologjike. /Shekulli Online
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.