Berati në listën e 5 qyteteve europiane të paprekura nga turizmi masiv

07/11/2018 11:00 AM 0 komente

A i keni vizituar tashmë të gjitha kryeqytetet e mëdha europiane apo doni të merrni disa pushime të tjera për të zbuluar vende që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv? Këtë pyetje e shtron FOX Italia, për të gjithë të pasionuarit e turizmit, sidomos atyre që tërhiqen nga vende të paeksploruara apo pak të njohura.

Në Europë, zgjedhja e destinacioneve është e lehtë, pasi aksesi në aeroporte është i gjerë, shkruan media ndërkombëtare.

“Ju mund të merrni një pushim në Riga, që konsiderohet si ‘Parisi’ i Veriut për përqendrimin e e arkitekturës së bukur dhe muzeve, ose të zgjidhni për një pushim çlodhës për në zona me spa, e ndërtuar në kohët romake. Alternativa të tjera mund të jetë një vizitë në Kotorin piktoresk dhe për të soditur Detin Adriatik ose për të parë fiordet norvegjeze që rrethojnë Bergenin e bukur.” shkruhet në artikullin e botuar disa ditë më parë.

Në këtë listë, Berati nuk mund të mungonte, një destinacion shqiptar i aftë të mrekullojë për arkitekturën e tij piktoreske dhe për shembullin e bashkëjetesës paqësore mes grupeve të ndryshme etnike dhe feve.

Sipas Fox Italia, 5 qytetet europiane që ende kanë shpëtuar nga turizmi masiv:

  1. Rigë, Letoni
  2. Kotor, Mali i Zi
  3. Bath, Angli
  4. Bergen, Norvegji
  5. Berat, Shqipëri

Berat, një bashkim harmonik i kulturave

Berati është një nga qytetet më të vjetra shqiptare, vlerësohet se lindja e tij daton që nga shekulli i katërt para Krishtit. Ai shtrihet përgjatë lumit Osum. Ky vend piktoresk mund të konsiderohet si një gur i çmuar për t’u vizituar për pamjen e pabesueshme të shtëpive të bardha të stilit osman dhe kështjellës që e mbikëqyr atë. Berati është gjithashtu një demonstrim se si fetë e ndryshme mund të bashkëjetojnë në një qytet të vetëm, në paqe dhe harmoni. Në zonën e Goricës, kryesisht janë të përqendruar të krishterët, ndërsa në zonën e Mangalemit, e cila është pak më poshtë kështjellës, shumica e banorëve janë myslimanë.

Sidoqoftë, në të dy rrethet, është e mundur të admirojmë kisha dhe xhami si dëshmi se bashkëjetesa midis feve është e mundur. Si të arrini në Berat: mënyra më e përshtatshme për të shkuar në Berat është të blesh një fluturim të drejtpërdrejtë në Tiranë dhe pastaj të marrësh me qira një makinë private. Distanca midis Tiranës dhe Beratit është rreth 130 km për të udhëtuar në rrugë me kushte të kënaqshme.

Ku të flini në Berat: në këtë qytet nuk ka shumë objekte akomodimi, këshilla është që të qëndroni në Hotel Mangalemi, i vendosur në një ndërtesë historike në qytetin e vjetër, përgjatë rrugës që të çon në Kështjellë. Ky hotel është i pajisur me të gjitha kushtet bazike dhe u ofron vizitorëve një atmosferë unike dhe të magjishme. Në restorantin e tij është gjithashtu e mundur të shijoni enët tipike shqiptare.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of