Koalicioni i qendrës së djathtë të Italisë, i udhëhequr nga Silvio Berlusconi dhe Lëvizja kundër rrymës Pesë Yje, po luftojnë për vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme, nddërsa Partia Demokratike ka dalë poshtë në renditje, sipas të dhënave të para të sondazheve.
Sondazhet e para janë jo shumë të besueshme në Itali dhe analistët politikë paralajmëruan të presin derisa të fillojnë rezultatet e para zyrtare përpara se të nxjerrin përfundime të forta, shkruan Financial Times. Por, sipas një sondazhi të kryer për Rai, televizion shtetëror, qendra e djathtë pritej të fitonte midis 33 dhe 36 për qind të votave, ndërsa Pesë Yjet pritej të fitonte mbështetjen prej 29.5 deri 32.5 për qind të votave. Qendra e majtë e udhëhequr nga Partia Demokratike pritet të fitojë mes 25.5 dhe 28.5 për qind të votave.
“Nëse këto shifra konfirmohen se do të ishte historike dhe e jashtëzakonshme, Pesë Yjet do të jetë shtylla e legjislaturës së ardhshme”, tha Alfonso Bonafede, një ligjvënës në lëvizjen pesë Yjet.
Zgjedhjet vijnë në një moment përcaktues në marrëdhëniet e Italisë me BE. Italia është një nga anëtarët themelues të bllokut dhe tradicionalisht një nga mbështetësit e saj më të mëdhen. Por euroscepticizmi është përhapur për shkak të pakënaqësisë me politikat ekonomike të BE-së dhe trajtimin e saj të krizës së emigrantëve.
Berluskoni, manjati 81-vjeçar i medias dhe ish-kryeministri, humbi shansin të bënte koalicion me dy parti euroskeptike ekstreme të së djathtës, Ligën Veriore dhe Vëllezërit e Italisë. Sondazhet e para treguan se komanda e Berluskonit për koalicionin po kërcënohej nga një performancë e fuqishme nga Liga Veriore.
Rivali kryesor i Berluskonit në këto zgjedhje ka qenë Pesë Yjet, e cila u themelua në vitin 2009 nga komediani i zjarrtë Beppe Grillo dhe tani udhëhiqet nga Luigi Di Maio, një napoletan 31-vjeçar dhe ia ka dalë të të kanalizojë pakënaqësinë italiane me elitën politike. Me një bazë të fortë në Italinë jugore dhe midis votuesve më të rinj, ajo ka qenë partia më popullore politike që nga fillimi i vitit 2017.
Ndërkohë, Partia Demokratike (PD), e drejtuar nga Matteo Renzi, ish-kryeministri, po përpiqet të kufizojë dëmin politik nga humbja e pritshme e shumë vendeve në parlament. Më e mira që shpresonte ishte të mbetej aq i fortë sa të shihte Paolo Gentilonin, kryeministrin aktual, të riemëruar për të punuar si kreu i një koalicioni të madh së bashku me Berluskonin dhe të tjerët.