Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) jep kontributin e saj për forcimin e sektorit financiar shqiptar, duke zgjeruar kredinë e parë sindikale në vend. Financimi do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lokale.
6 milion euro i akordohen Fondit Besa, një huadhënës jo-bankar, në mbështetje të zhvillimit lokal të sektorit privat. Financimi është një transaksion historik, sikurse citohet, e për më tepër është kredia e parë e BERZH-it, në sektorin financiar të Shqipërisë.
Nga struktura e BERZH është siguruar një kredi prej € 3 milion ndërsa pjesa tjetër e kredisë së mbetur është zgjeruar nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE). Të dy kreditë kanë një pjekuri prej tre-vitesh.
Me këtë angazhim BERZH është duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e infrastrukturës financiare në Shqipëri. Financimi ka për qëllim mobilizimin e investimeve shtesë dhe rritjen e aksesit të institucioneve financiare shqiptare për kapitalin e huaj.
“Ne jemi krenarë që kemi rregulluar kredinë tonë të parë sindikale në Shqipëri dhe të kënaqur nga mbështetja e Fondit Besa me këtë transaksion, i cili ilustron zhvillimin e sektorit financiar në Shqipëri. Është e rëndësishme që të ketë një shumëllojshmëri të mjeteve financiare, sepse kjo ndihmon për të arritur elasticitetin financiar”, tha Toni Myron, bankier pranë BERZH, për Ballkanin Perëndimor, Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën.
Që nga fillimi punën e saj në Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 795 milion euro në 66 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.