BERZH dhe “Kreditanstalt für Wiederaufbau”, banka gjermane ( KfW) po drejtojnë një projekt për përmirësimin e infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor. Ky fond i krijuar me kontribute nga qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicrës llogaritet në 100 milionë euro, nga të cilat 40 milionë euro do të sigurohet nga BERZH . Objektivat kryesore janë për të stimuluar rritjen e tregut të kredive komunale dhe për të arritur qëndrueshmërinë afatgjatë në këto shërbime.
Fondi fut një element të ri dhe shumë të nevojshme për financimin e infrastrukturës me kreditim ndaj bashkive të vogla dhe të mesme, të cilat tradicionalisht kanë kapacitete të kufizuara për të përgatitur projekte të qëndrueshme, ndaj dhe përballen me vështirësi në aksesin e huave nga bankat komerciale. MIDF do të bashkëpunojë me bankat vendore në rajon dhe do të sigurojë zgjerimin e kreditit, likuiditetin dhe mbështetje shtesë asistence teknike për të inkurajuar bankat për të marrë dhe për të menaxhuar rrezikun e kreditit komunale.
Për të arritur misionin e saj, MIDF ka krijuar një strukturë të asistencës teknike me kontribut fillestar 7 milionë euro nga qeveritë e Austrisë dhe Zvicrës për të mbështetur përgatitjen e projektit dhe ndërtimin e kapaciteteve të bankave partnere me huamarrësit komunalë.
Përfituesit do të jenë sttukturat e pushetit vendor në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi. Projektet e pranueshme që do të financohen nga Fondi pritet të kenë një madhësi minimale të kredisë nga 100,000 euro deri në 5 milionë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.