Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tha të martën se do të ‘injektojë’ deri në 120 milion euro nga 1 miliard euro capital i ri ngritur nga banka më e madhe e Qipros, që pothuajse falimentoi nga kriza e vendit.
Banka e Qipros bëri histori në krizën e borxhit të zonës së euros si banka e parë e detyruar të konvertonte depozitat e pasiguruara në kapital, si kusht që Qipro të siguronte 10 miliard euro në ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
EBRD njoftoi të martën se do të investojë deri në 120 milionë euro si pjesë e programit të ristrukturimit të bankës. Banka e Qipros tha më parë se ka në plan të shesë deri në 1 miliard euro në obligacione në shtator.