BESIM I VERBЁR…

21/05/2018 1:17 PM 0 komente

110 km në orë. Komandat larg nga duart dhe këmbët. Bëhet fjalë për një ekran realiteti virtual për të fluturuar në një univers paralel. Kështu duket se do të jemi në gjendje të udhëtojmë në autostradë në vitin 2023. Por ne, me modelin Symbioz, e bëmë që tani nga Fabio Sciarra

 

Don’t try this at home! Jo vetëm se do të ishte ide e çmendur, por edhe për shkak se normativat në fuqi do ta bënin të pakëndshëm ballafaqimin me një – mbase pak të besueshme – patrullë policie rrugore. Ajo që po bëja, ndërsa kam dalë në këtë pozicion si prej plastike, megjithatë, ishte krejtësisht e rregullt: falë një marrëveshje mes Renault dhe Ministrisë së Transporteve të Francës, kompania franceze ka marrë leje për të treguar në një segment të hapur për trafikun gjatë Autoroute de Normandie, potencialin e inteligjencës artificiale të modelit Symbioz, varianti funksional (dhe me forma pak më të ndryshme) i konceptit me të njëjtin emër të gamës, prezantuar në sallonin e Frankfurtit.

Nën mbikëqyrjen e një inxhinieri përgjegjës të projektit, i gatshëm për të ndërhyrë në çdo kohë në komandat e dyfishta që kishte në dorë, munda t’i besoj verbërisht teknologjisë, madje arrita të vesh Oculus për të jetuar një film surreal 360 gradë, në të cilën kabina venitej gradualisht, duke më lënë të lirë të nisja fluturimin në qiell e të lundroja i lehtë në hapësirë, mes planetesh imagjinarë. Symbioz ndërkohë bënte gjithçka vetë.

Pjesa më e madhe e jona, kur do të shfrytëzojë drejtimin autonom të nivelit 4 në autostradë (gjë që do të ndodhë së shpejti, sipas Renault, që në vitin 2023 do ta ofrojë tek modelet e serisë), nuk do të futet në një situatë të tillë. Por për një gjë të jeni të sigurt: ndërsa makina do të kujdeset për kryerjen e detyrave të mërzitshme (të kalojë traun e autostradës duke paguar përmes aplikacionit, të menaxhojë ecjen në një korsi në autostradë), neve, do të na kthehen dy gjëra: koha për t’ia kushtuar tjetrit, si dhe liria, morale e sidomos ligjore, për ta bërë një gjë të tillë.

 

4.9 metra e gjatë, dy motorë elektrikë për motorë elektrikë për një total prej 680 kf një total prej 680 kf dhe 660 Nm, 34 dhe 660 Nm, 34 sensorë: shifra të më të sensorë: shifra të më të mirës të së ardhmes, mirës të së ardhmes, këto të Symbioz. Foto këto të Symbioz. Foto në krah tregon në krah tregon makinën ndërsa kalon, makinën ndërsa kalon, në mënyrë autonome, në mënyrë autonome, traun e autostradës traun e autostradës

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of