Besimi i fabrikave franceze ra në nivelin më të ulët në 13 muaj në gusht, duke intensifikuar shenjat se ekonomia ka të ngjarë të ketë vështirësi për tu rritur pas një pjesë të parë në stanjacion.
Indeksi i besimit të prodhimit ra në 96, niveli më i ulët që nga korriku 2013, nga 97 që shënonte muajin e kaluar, referoi sot në Paris zyra e statistikave kombëtare franceze, INSEE. Kjo u përputh me parashikimin mesatar të ekonomistëve në një sondazh të Bloomberg Neës. Një indeks i veçantë i besimit të biznesit ra gjithashtu.
Prova e fundit e dobësisë në ekonominë franceze vjen teksa presidenti Francois Hollande po përballet me një kryengritje brenda qeverisë së tij mbi masat e ashpra. Ekonomia nuk arriti të zgjerohet gjatë dy tremujorëve të kaluar dhe një sondazh javën e kaluar tregoi se prodhimi u kontraktua për muajin e katërt radhazi në gusht.
Hollande, i cili ka një vlerësim miratimi prej vetëm 17 për qind, dhe kryeministri Manuel Valls zëvendësuan tre ministra dje teksa ata u përpoqën ti japin fund revoltës së kabinetit mbi shkurtimin e shpenzimeve.
Riorganizimi pasoi shkarkimin e ministrit të ekonomisë Arnaud Montebourg, i cili e quajti reduktimin e deficitit të administratës ‘dogmatik’ dhe e akuzoi atë se po nxiste papunësinë.