Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së betimit qartazi Donald Trump tregoi se asgjë nuk ka ndryshuar nga qendrimet e tij. Katër vitet e ardhshme do të përcaktojnë kursin që do të ndjekë Amerika dhe bota mbarë në vitet që do të vijnë…
Ne do të përballemi me sfida. Ne do të përballemi me pengesa. Por, në fund do t’ia dalim, tha Trump përpara 1 milionë njerëzve të mbledhur për ceremonië e betimit.
Ai theksoi se për një kohë të gjatë një grup i vogël njerëzish kanë shkatërruar frytet e qeverisë, ndërsa barrën e kostos e kanë mbajtur njerëzit.
Uashingtoni ka lulëzuar, por njerëzit nuk e kanë ndjerë tek të ardhurat e tyre.
Politikanët janë pasurar, ndërsa vendet e punës janë zhvendosur jashtë kufijëve dhe fabrikat janë mbyllur.
Për shumë dekada ne kemi pasuruar industrinë e huaj nën koston e industrisë amerikane.
Kemi subvencionuar ushtritë e vendeve të tjera ndërsa lejonin shterimin e ushtrisë sonë.
Kemi mbrojtur kufijtë e vendeve të tjera, ndërkohë që kemi refuzar të mbronin kufijtë tanë.
Kemi shpenzuar triliona dollarë përtej detit, ndërkohë që infrastruktura e Amerikës është zhdukur nën horizont.
Një nga një fabrikat janë mbyllur duke lënë vendin tonë, pa menduar për miliona dhe miliona amerikanë të mbetur pa punë.
Pasuria e klasës sonë të mesme është grabitur nga shtëpitë e tyre dhe është shpërndarë në mbarë botën.
Kjo është e kaluara. Ne po shikojmë drejt së ardhmes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.