Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rënie për -6.4% gjatë tre mujorit të katër të vitit 2015, krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2015 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për (-6.8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Kurs3e, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-6.0%) në tremujorin e katërt të vitit 2015, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, shkruan Kosova Press.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.