Dollari amerikan shënoi rënie kundrejt monedhës euro mëngjesin e ditës së sotme.
Ai ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.188 dollarë amerikanë për euro.Monedha euro në fund të kësaj jave shënoi një rritje prej 1.15 për qind.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.1 për qind në 92.776 .DXY. Ky indeks e mbylli këtë javë me një humbje prej 0.5 për qind.
Ndërsa kundrejt jenit, dollari amerikan shënoi rritje duke u këmbyer me 110.08 dollarë amerikanë për jen. Gjatë gjithë kësaj jave indeksi i këtij dollari shënoi një humbje prej 0.6 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.