Jeni ishte në nivele të larta mëngjesin e ditës së sotme. Dollari amerikan ra me 0.3 për qind kundrejt jenit dhe u këmbye me 109.14 dollarë amerikanë për jen.
Kjo rënie e dollarit erdhi si pasojë e presionit nën të cilin e gjeti veten dollari pasi kryetarja e Rezervës Federale nuk e përmendi fare çështjen e politikës monetare në fjalimin e saj gjatë konferencës që mbahet vit për vit në Jackson Hole.
Ndërkohë nga ana tjetër Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, iu referua euros duke u shprehur se pozicioni i saj në nivele të larta do të vazhdojë edhe më tej, gjë që u reflektua menjëherë në nivelin e lartë të euros.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.