Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e kësaj të marte. Kryesisht një rënie e tillë shpejgohet me zhgënjimin e investitorëve si pasojë e dështimit të Donald Trumpit për të miratuar reformën e shëndetësisë dhe frikës së shpenzimet fiskale do të rriten.
Indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej monedhave më të rëndësishem të grupit avancoi me 0.1 për qind në 99.212, duke lënë pas nivelin e tij të ulët prej 98.858.
Kundrejt jenit dollari amerikan humbi 0.1 për qind dhe u këmbye me 110.605 dollarë amerikanë për jen.
Monedha euro ishte në nivele më të larta gjatë ditës së sotme. Ajo u tregtua me 1.0865 euro për dollarë amerikanë.
Paundi avancoi me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.2568 paund për dollarë amerikanë.
Dollari australian ishte në nivele pak më të larta se një ditë më parë. Ai sot u këmbye me 0.7620 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.