Dollari amerikan e nisi mëngjesin e kësaj të mërkure në rënie.
Ai humbi 0.2 për qind kundrejt jenit japonez dhe u këmbye me 113.485 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas nivelin e lartë që shënoi gjatë këtyre pesë ditëve të fundit, ku shënoi rritje të njëpasnjëshme.
Indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, ishte në nivelin 101.340, duke lënë pas fitimin prej 0.5 për qind të një dite më parë.
Monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme. Ajo lëvizi me vetëm 0.1 për qind më shumë kundrejt dollarit dhe u këmbye me 1.0544 euro për dollarë amerikanë.
Pesoja meksikane shënoi rritje mëngjesin e sotëm. Ajo fitoi 1.7 për qind kundrejt dollarit, duke shënuar njëkohësisht rritjen e saj të parë që prej momentit të ardhjes së Donald Trump-it në pushtet.
Edhe dollari australian shënoi rritje mëngjesin e sotëm. Ai avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7695 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.