Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 109.78 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij prej 109.92 dollarë amerikanë për jen të shënuar gjatë një dite më parë.
Edhe indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, ra me 0.1 për qind në 92.403 .DXY, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë prej 92.570 .DXY të shënuar gjatë ditës së djeshme.
Monedha euro avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2002 euro për dollarë amerikanë. Gjatë ditës së djeshme ajo preku nivelin e saj më të ulët që prej 11 janarit, dukeu këmbyer me 1.1981 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3596 GBP për USD.
Dollari australian avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 75.03 dollarë australianë për dollarë australianë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.