Monedha euro shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.15 për qind dhe u këmbye me 1.1763 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit. Ai ra me 0.15 për qind dhe u këmbye me 110.270 dollarë amerikanë për jen. Një rikuperim ndaj jenit, ku dollari amerikan të këmbehet me 110.450 dollarë amerikanë për jen, do të shënojnë njëkohësisht edhe nivelin e tij më të lartë që prej 2 shkurtit.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit u rrit me 0.2 për qind dhe shkoi në nivelin 93.180 .DXY, shumë pranë nivelit të tij të lartë prej 93.632 .DXY, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 19 dhjetorit.
Paundi britanik u rrit me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3558 GBP për USD.
Dollari australian u rrit me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7540 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.3 për qind kundrej dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6919 NZD për USD.
Lira turke ra me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 4.4473 lira për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i dobët i regjistruar deri më tani.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.