Monedha euro mori një goditje mëngjesin e ditës së sotme, teksa investitorët e kishin të gjithë vëmendjen e tyre të përqëndruar në situatën e Katalonjes.
Ajo ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1773 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan ishte në nivele të qëndryeshme ndaj jenit, duke u këmbyer me 112.86 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.3 për qind, duke shkuar në nivelin 93.349 .DXY.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.