Euro rrëshqiti në nivelin më të ulët të 11 viteve dhe çmimet e aksioneve ranë të hënën, teksa partia Syriza premtoi që të anulonte të gjitha masat e rrepta, teksa fitoi bindshëm zgjedhjet e të dielës, duke e vendosur Athinën në rrugën e kundërt me huadhënësit ndërkombëtarë.
Euro ra në nivelin më të ulët të 11 viteve prej $1.1098 EUR, në momentin e shpalljes së rezultateve, përpara se të rimëkëmbej në $1.1186, sërish 0.2% më poshtë sesa java e kaluar.
Aksionet europiane pritet të ndiejnë efektin, me një rënie të pritshme prej 1.1% të indeksit gjerman DAX .GDAX dhe shteteve të tjera të rëndësishme. Shtetet e Europës Juglindore mund të shohin një rënie prej pothuajse 2%.
Teksa rriten shqetësimet se zgjedhjet greke mund të ringgjallin destabilitetin në Europë, aksionet e të ardhmes së SHBA-ve ranë 0.5% dhe bursat aziatike ranë më 0.3-0.5%.
Lideri i Syriza, Alexis Tsipras do të formojë të parën qeveri në Europë që i kundërshton hapur masat e rrepta, të vendosurra nga BE dhe FMN, që kanë qenë kusht i paketave shpëtuese.
Rinegocimi me qeveritë e tjera të eurozonës mund të rrisë edhe rrezikun që Greqia të lërë eurozonën, megjithëse pjesa më e madhe e aktorëve presin që Tsipras të bëjë kompromise, në mënyrë që të shmangë të ashtuquajturën “Grexit”.
Në fakt, konsensusi i gjerë në tregje është se çdo rigjallërim i tensionit në Greqi nuk ka të ngjarë që të dëmtojë shumë besimin e investitorëve, përveç efektit të një goditjeje fillestare.