Çmimet e naftës ranë të premten pas rritjes më shumë se 2% në seancën e kaluar, nxitur nga ‘tkurrja’ e inventarëve të naftës së papërpunuar amerikane dhe tensioni gjeopolitik në Lindjen e Mesme.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI për dorëzimet e korrikut ishte në 60.55 dollarë për fuçi, ku ra 17 cent në ditë, por pozicionuar të njoftojë fitime për javën e 10-të radhazi.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për korrikun ra 23 cent në 66.31 dollarë për fuçi sot herët pasi u mbyll 2.3% të enjten. Cmimet e fillim muajit për Brent janë pozicionuar të njoftojnë një rënie të vogël këtë javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.