Sipas të dhënave të bëra publike nga Sekretariati Shtetëror për Migracion i Zvicrës, ka vijuar trendi i rënies së numrit të azilkërkuesve.
Gjatë muajit që shkoi, në Zvicër kanë kërkuar azil 30.8 për qind më pak se në muajin e njëjtë të një viti më parë. Në total, 2443 persona, ndërsa në gushtin e këtij viti ishin 1690 ose 753 më pak.
Në krahasim me muajin korrik, gjatë gushtit pati një rënie simbolike, prej 0.2% të numrit të azilkërkuesve.
Sipas të dhënave, më tepër kërkesa azili ka pasur nga Eritrea, gjithsej 260, shkruajnë mediat vendsase. Në vendin e dytë, me 125 kërkesa azili, vijnë shtetasit e Sirisë, në të tretin somalianët me 118, në të katërtin afganët me 102 dhe në të pestin turqit, me 91 kërkesa azili.