Përqindja e papunësisë në Greqi shënoi rënie në muajin gusht në 18,9 për qind raportojne mediat vendase.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), shkalla e papunësisë në baza sezonale në gusht ka rënë në 18,9 për qind.
Papunësia nga gushti ka shënuar nivelin më të ulët që nga muaji i njëjtë i vitit 2011. Numri i të papunëve në vend është 896 mijë.
Qeveria në Greqi synon që shkallën e papunësisë këtë vit të ulë në 18,4 për qind ndërsa vitin e ardhshëm në 18,2 për qind.
Papunësia më e madhe në vend u regjistrua në vitin 2013 me 27.9 për qind.