Bie sheqeri nga oferta e lartë; ulet dhe kakao

11/06/2013 12:16 PM 0 komente

Sheqeri i bardhë apo i rafinuar ra në nivelin më të ulët në më shumë se tre muaj në Londër si pasojë e spekulimeve të rritjes së shitjeve nga rafineritë e botës dhe nga Tajlanda, transportuesi i dytë më i madh, për të furnizuar tregjet me këtë produkt gjatë muajin të Ramazanit. Edhe kakao shënoi rënie.

Bluarësit në Tajlandë janë nxitur nga incentivat që të procesojnë sheqerin e papërpunuar në sheqer të bardhë, tha në një njoftim për media Kona Haque, analist në Macquarie Group Ltd,. Prodhimi i sheqerit në vend po arrin në 4,000 deri në 6,000 tonë metrikë në ditë teksa mullinjtë po ri-shkrijnë sheqerin e papërpunuar, tha Licht GmbH. Prodhimi do të arrijë 10.1 milionë tonë këtë sezon, në rritje nga parashikimi i mëparshëm prej 9 milion ton dhe afër rekordit prej 10.2 milionë tonë të arritur në vitet 2011-12, sipas Somsak Suëattiga, sekretari i përgjithshëm i Bordit të kallam sheqerit dhe sheqerit.

“Ka shqetësime se Tajlanda po intensifikon përpjekjet që të mund t’i përgjigjet me furnizime kërkesës së lartë të muajit korrik të Ramazanit, dhe se ky prodhim i hershëm po ndikon që  në të ardhmen e afërt të ketë tepri në treg,’ referoi në një raport elektronik Sterling Smith, specialist i së ardhmes në Citigroup Inc . në Çikago.

Sheqeri i bardhë apo i rafinuar për dorëzimet e gushtit ra 0.3 për qind në 485.70 dollarë një ton në Londër. Çmimi arriti 484.90 dollarë një ton, niveli më i ulët që nga 25 janari. Sheqeri i papërpunuar për dorëzimet e korrikut ra 0.2 për qind në 17.43 cent në bursën e  Nju Jorkut.

Vëllimet e kontratave të treguara në Nju Jork ishin 60 për qind më të ulët se mesatarja për 100 ditët e fundit, sipas shifrave të hartuara nga Bloomberg.

Sheqeri i bardhë për dorëzimet e gushtit u bë më i lirë se kontratat e së ardhmes për dorëzimet e  tetorit, një strukturë tregu e njohur si ‘contango’ (ku çmimi për kontratat e së ardhmes tregtohet mbi çmimin aktual të pritur) që mund të tregojë furnizime të bollshme. Kontrata e gushtit ishte 1.90 dollarë një ton më lirë se kontratat e së ardhmes për tetorin.

 

Nxitimi për muajin e Ramazanit

Nxitimi për të furnizuar kërkesën gjatë periudhës së Ramazanit po krijon ‘tepri të furnizimit momentalisht’, tha Nick Penney, tregtar i lartë në Ltd Sucden Financiar në Londër, në një raport elektronik. Vendet myslimane zakonisht krijojnë rezerva sheqeri para muajit të agjërimit të Ramazanit, i cili fillon në korrik. Ndërsa njerëzit agjërojnë gjatë orëve të ditës, konsumimi i ëmbëlsirave është i zakonshëm gjatë natës.

Diferenca mes kontratave të së ardhmes së sheqerit të bardhë  ndaj sheqerit të papërpunuar ka rënë 14 për qind deri më tani këtë muaj në 101.54 dollarë një ton. Prodhuesit tajlandezë janë ‘fajësuar për uljen e  primit të sheqerit të bardhë’, sipas Michael McDougall, tregtues në Neëedge Group në Nju Jork.

Kontratat e së ardhmes për kafen robusta për dorëzimet e  korrikut ranë 0.3 për qind në  2,000 dollarë një ton në NYSE Liffe në fund të javës së kaluar. Kontratat e së ardhmes për kafen Arabica për dorëzimet e korrikut ishin 0.5 për qind më ulët në 1.435 dollarë në ICE. Kakao për dorëzimet e korrikut ra 0.3 për qind në 1,553 paund ( 2417 dollarë) një ton në Londër. Kakao për dorëzimet e korrikut ra 0.3 për qind në 2,385 $ një ton në Nju Jork.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of