Gjatë vitit 2014 është vërejtur ulje e shkëmbimeve tregtare mes shtetit të Kosovës dhe Maqedonisë, ku eksporti ra me 151. 7 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar.
Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me atë të Maqedonisë po bëjnë përpjekje për të larguar barrierat dhe problemet me të cilat, bizneset e të dyja shteteve po ballafaqohen. Gjithashtu, këto dy oda deklarojnë se do të bëjnë përpjekje të mëdha edhe për zbatimin e plotë të marrëveshjes së CEFTA-së. Kështu u tha gjatë takimit ku këto dy oda kanë nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit.