Çmimet e naftës sot rezultuan të përzier në Azi si pasojë e pritshmërive se Greqia do të dështojë në shlyerjen e borxhit të rëndësishëm më vonë gjatë ditës së sotme dhe do bëj një hap më pranë largimit nga eurozona.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI për dorëzimet e gushtit ra katër cent në 58.29 dollarë, ndërsa treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për gushtin fitoi 10 cent në 62.11 dollarë. ËTI ra 1.30 dollarë dhe Brent humbi 1.25 dollarë dje.
Nafta e papërpunuar vijoi humbjet në tregjet e kapitalit global pasi kryeministri grek Aleksis Tsipras tronditi botën në fundjavë duke ndërprerë bisedimet për reformën e ndihmës dhe duke bërë thirrje për një referendum mbi kushtet e masave shtrënguese të kërkuara nga kreditorët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.