Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 2 për qind, duke shënuar njëkohësisht edhe rënien e tij më të lartë që prej 2016.
Indeksi i aksioneve të Shangait, humbi 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 2.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng ra me 1.4 për qind.
Indeksi kryesor i Australisë ra me 1.6 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.