Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 1.5 për qind, duke shkuar pranë niveli të saj më të ulët gjatë gjithë vitit.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.2 për qind ose me 440.65 pikë, duke shkuar kështu në 21,857.43 pikë, më i ulëti që prej 6 korrikut.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 2.1 për qind duke shkuar në 1,683.50 pikë.
Indeksi i aksioneve kineze ra me 0.7 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ra me 1.5 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.