Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.3 për qind duke shkuar kështu në 21,148.02 pikë, njëkohëisht edhe niveli më i ulët që prej marsit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.9 për qind në 1,575.31 pikë, njëkohësisht edhe niveli më i ulët që prej majit 2017.
Indeksi i aksioneve të MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.1 për qind. Gjatë gjithë këtij viti ky indeks ka rënë me 16 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kong-ut ra me 0.1 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.