Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 2.0 për qind, duke shkaur në 21,374.83 pikë. Ky indeks ka shënuar nëj rritje prej 3.2 për qind ose me 668 pikë në dy ditët e mëparshme. Ndërsa gjatë gjithë kësaj jave që po lëmë pas, indeksi i Nikkeit, ka rënë me 1.4 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 1.5 për qind në 1,592.16 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 1.3 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 ra me 1.5 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.7 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Sang, ra me 1.5 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.