Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.1 për qind, duke shkuar në 21,139.71 pikë, duke lënë pas kështu nivelin e lartë prej 21,235.62 pikësh, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 18 dhjetorit të 2018.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.03 për qind, duke shkuar në 1,589.81 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.5 për qind, duke shkuar në 2,225.85 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, ra me 0.05 për qind, duke shkuar në 2,719.70 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.23 për qind, duke shkuar në 28,432.05 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.