Bien aksionet aziatike

25/03/2019 9:30 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, indeksi i aksoioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 1.5 për qind.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 3 për qind, duke shkuar në 20,977.11 pikë, njkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej mesit të muajit shkurt.

Indeksi i aksioneve Topix ra me 2.5 për qind, duke shkuar në 1,577.41 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.97 për qind, duke shkuar në 3,043.03 pikë.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 2.03 për qind, duke shkuar në 28,523.35 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.92 për qind, duke shkuar në 2,144.86 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of