Aksionet aziatike e nisën mëngjesin e kësaj të marte në rënie.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra disa pikë më poshtë krahasuar me një ditë më parë.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, ra me 0.35 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze, CSI300 ra me 0.4 për qind.
Por referuar parashikimeve të ekonomistëve, aksionet pritet të rikuperojnë sërish si pasojë e vendosjes së kontrolleve më të larta në lëvizjen e parave jashtë vendit dhe ndikimit të një dollari më të dobët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.