Aksionet aziatike jashtë Japonisë ranë bteksa prodhuesit e Koresë së Jugut e udhëhoqën treguesin drejt rënies. Indeksi Topix u rrit në Tokio teksa jen u zhvlerësua përpara se kryeministri SHinzo Abe të shpallë nesër kabinetin e ri .
Indeksi MSCI Asia Pacific Index përjashtuar Japoninë ra 0.6 për qind në 509.78 në Hong Kong, pozicionuar për mbylljen e tij më të ulët që nga 18 gushti. Indeksi Topix u rrit drejt nivelit më të lartë në shtatë-muaj, teksa jen preku shifrën më të dobët kundrejt dollarit amerikan që nga janari. Një treguesi I kapitaleve aziatike që përfshin Japoninë u tregtua dje në 13.7 herë të ardhurat e vlerësuara, pasi javën e kaluar kishte prekur kulmin e këtij viti prej 13.8 herë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.