Aksionet aziatike jashtë Japonisë ranë pasi Rezerva Federale rriti vlerësimet e saj për normat e interesit. Indeksi Topix (TPX) i Japonisë kërceu drejt nivelit më të lartë gjashtë-vjeçare si pasojë e një jeni të dobët.
Indeksi MSCI Asia Pacific me përjashtim të Japonisë humbi 0.9 për qind në 490.73 në Hong Kong. Topix u rrit 1.1 për qind teksa jen arriti nivelin më të ulët gjashtë-vjeçare kundrejt dollarit, duke përforcuar perspektivën e të ardhurave për eksportuesit. Fed rriti me 25 pikë bazë vlerësimin e saj mesatare se sa do të jenë norma e fondeve federale deri në fund të 2015, ndërsa u zotua të mbajë normat pranë zeros ‘për një kohë të konsiderueshme’ pas përfundimit të blerjes së obligacioneve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.