Bursat europiane ranë të martën dhe asetet që konsiderohen të sigurta, si ari dhe obligacionet qeveritare u rritën, pas dy shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe dy metor që shkaktuan 31 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.
Aksionet e sektorit të udhëtimit, përfshirë kompanitë ajrore dhe hotelet shënuan rënien më të madhe.
Shkaku i shërthimeve është i panjohur, por ato ndodhën katër ditë pas arrestimit në Bruksel të një të dyshuari për pjesmarrje në sulmet e nëntorit në Paris, ku u vranë 130 persona. Policia belge ka qenë në gatishmëri për çdo kundërveprim.
“Çdo ngjarje e ngjashme me atë që ne po shohim në Bruksel këtë mëngjes do të ndikojë në besimin e investitorëve dhe oreksin për rrezik,” tha Michael Hewson, analist në CMC Markets në Londër.
“Duke pasur parasysh që po vijnë pushimet e Pashkëve, njerëzit do të hezitojnë të hedhin më shumë para në tregjet e aksioneve. Madje mund ti tërheqin paratë,” tha ai.
Indeksi STOXX Europe 600 i udhëtimeve dhe argëtimit ra me 2.2%. Aksionet në kompanitë më të mëdha ajrore ranë me 4% dhe kompania e hoteleve Accor ra 4.1%.
Ari u rrit më shumë se 1% në $1,257 për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.