Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesine ditës së sotme, rëni kjo e cila erdhi kryesisht si pasojë e rritje së shqetësimeve në lidhje me mbingopjen e tregjeve.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 51.64 dollarë për fuçi, 23 cent ose 0.4 për qind më pak, nga mbyllja e sesionit të tyre të fundit.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u tregtuan me 47.59 dollarë për fuçi, rreth 24 cent os 0.5 për qind më pak.
Indeksi i çmimt të arit shënoi rritje këtë të mërkurë, duke u tregtuar me 1.285.50 dollarë ëpr onz, duke lënë pas edhe humbjen e tij prej 0.5 për qind të shënuar një ditë më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.