Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 65.86 dollarë amerikanë për fuçi, njëkohësisht edhe rënia më e lartë gjatë kësaj jave.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 75.36 dollarë amerikanë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli më i ulët gjat kësaj jave.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1.294.80 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.