Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 73.22 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.3 për qind, duke u tregtuar me 68.77 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.05 për qind dhe u tregtua me 1.207.27 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe çmimi i tij më i ulët në këto 17 muajt e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.