Bien çmimet e Brent dhe WTI

11/01/2018 9:27 AM 0 komente

Mëngjesi i ditës së sotme ka shënuar rënie edhe për çmimet e naftës së papërpunuar.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 10 cent dhe u tregtuan me 63.47 dollarë për fuçi, duke lënë pas kështu nivelin e tyrë të lartë të sesionit të kaluar ku u tregtuan me 63.67 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, humbën 17 cent dhe u tregtuan me 69.03 dollarë për fuçi, duke lënë pas kështu nivelin e tyre të lartë të shënuar një ditë më parë ku u tregtuan me 69.37 dollarë për fuçi, njëkohësisht edhe më i larti i shënuar që prej majit të vitit 2015.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1.317.76 dollarë për onz.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz