Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ TM2 -2014. Ky publikim i cili përfshin të dhëna prej muajit prill deri në qershor të këtij viti. Ky indeks tregon se këto çmime kanë shënuar rënie.
Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi, është bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Ky grumbullim i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa nga çmimet e inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (CPI) nga ASK.
Agjencia e Statistikave njofton se çmimet e imputove bujqësore kanë shënuar rënie.
“Në TM2 2014, Indeksi i Çmimeve të Inputeve ka shënuar rënie për –1.8 për qind për Input 1 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Kurse, Indeksi për Input 2 ka rritje për 0.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Indeksi total i Inputeve në Bujqësi (Input 1 +Input 2) ka rënë për –1.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013”, thonë në ASK
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.