Çmimet e naftës e nisën këtë mëngjes në rënie.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.8 për qind duke u këmbyer me 47.48 dollarë për fuçi.
Ata e mbyllën këtë muaj me një rritje mesatare prej 1.7 për qind, pasi arritën nivelin më të lartë prej 48.32 dollarë për fuçi.
Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, shënuan rënie mëngjesin e sotëm.
Ata ranë me 0.8 për qind duke u tregtuar me 48.86 dollarë për fuçi. Niveli më i lartë që ata prekën në mbyllje të këtij sesioni ishte ai prej 49.24 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.