Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne, duke e thelluar akoma edhe më shumë nivelin e humbjeveve të shënuara edhe gjatë javës së kaluar.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 8 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 52.64 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 4 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 48.47 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.