Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 26 cent dhe u tregtuan me 56.74 dollarë për fuçi. Gjatë gjithë kësaj jave ata shënuan një rënie prej 1.5 për qind.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 52 cent dhe u tregtuan me 50.27 dollarë për fuçi. Gjatë gjithë kësaj jave ata shënuan një rënie prej 3 për qind, njëkohësisht edhe rënie më e madhe në këto tre muajt e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.