Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 1 për qind, duke u tregtuar me 68.62 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunaur amerikane, WTI, ranë me 1.2 për qind, duke u tregtuar me 63.19 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1.331.26 dollarë amerikanë për onz. Gjithashtu kujtojmë se në fillim të kësaj jave, mëngjesin e të hënës, çmimi i indeksit të arit arriti nivelin e tij më të lartë në këto katër muajt e fundit, ku u tregtua me 1.344.43 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.