Bien çmimet e naftës

13/04/2018 9:28 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan një rënie të lehtë mëngjesin e kësaj të premteje, por gjithsesi janë në nivelet e tyre më të larta që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Treguesit referencë ëpr naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 17 cent dhe u tregtuan me 71.85 dollarë amerikanë për fuçi, jo shumë larg nivelit të tyre të lartë prej 73.09 dollarë amerikanë për fuçi të shënuar gjatë ditës së mërkurë.

Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 17 cent dhe u tregtuan me 66.9 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1.337.04 dollarë amerikanë për onz.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz